Kryesore » 2011 » Shtator » 9 » Shtrenjtohen kreditë. Rritja e euros ngre çmimet e importit
5:29 PM
Shtrenjtohen kreditë. Rritja e euros ngre çmimet e importit
Çmimet e mallrave të importit dhe kreditë në euro po bëhen më të shtrenjta për shqiptarët. Vlerësimi i pandërprerë i monedhës së përbashkët po vështirëson gjithnjë e më shumë ekonominë dhe konsumatorët. Ekspertët e financave tregojnë për Albanian Screen efektet. "Tendencat janë të përvitshme. Fakti është që euro sivjet kushton 5 lekë të reja më shumë se sa e njëjta periudhë në vitin e kaluar. Ata të cilët paguajnë këstet e kredive në euro u duhen më shumë euro për të shlyer kreditë”- thotë Adriatik Kotorri, pedagog i Financës në Fakultetin e Ekonomisë.Monedha e vendeve të Europës ka pësuar luhatje dhe në tregjet ndërkombëtare gjatë javëve të fundit, lëvizje që mund të shihen si paralajmërim për të ardhmen. 
 "Nga mesi i gushtit deri në momentin actual kemi një prirje, një luhatje sezonale, meqënëse diku nga mesi I gushtit emigrantët shpenzojnë më pak dhe një pjesë e tyre fillojnë e largohen, bie sasia e euros në treg, gjë që bën që çmimi I euros të fillojë të rritet. Vetë monedha europiane ka pasur një zhvlerësim jo vetëm ndaj dollarit, por edhe ndaj monedhave të tjera, sidomos ditët e para të shtatorit.”- tha Kotorri.
Në ditën e fundit të punës për këtë javë një euro u vlerësua me kursin mesatar prej 140 lekë e 70 qindarka, ndërsa dollari arriti në 99 lekë e 70 qindarka.
Views: 464 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player