Për të qenë produktet kosovare më konkurruese në raport me produktet e
shteteve tjera, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike dhe
përfaqësuesve të bizneseve kosovare, Kosova duhet të ketë një treg më të
favorshëm në aspektin e klimës biznesore dhe të ketë investime më të
mëdha të huaja.Alban Zogaj nga Instituti "Riinvest” thotë se pa përmirësimin e
politikave fiskale, produktet kosovare nuk do të mund të jenë
konkurruese, dhe në këtë mënyrë nuk do të mund të eksportohen."Çka duhet bëhet që të kemi një rritje në eksportit t tonë e që
pastaj e rregullon bilancin tregtar tepër të disfavorshëm të Kosovës.
Çështje kyçe në rritjen e eksportit është rritja e konkurrueshmërisë së
ndërmarrjeve kosovare. Ndërmarrjet kosovare duhet të jenë më konkurruese
në tregun ballkanik dhe në atë evropian, në mënyrë që produktet
kosovare të shiten ne tregjet e rajonit, por edhe ne tregjet e Evropës”,
thekson Zogaj.Në gjysmën e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Bankës Qendrore
të Kosovës, eksportet shënuan normë vjetore të rritjes prej 18.6 për
qind, duke arritur vlerën prej 168.1 milionë euro, ndërsa importet
shënuan rritje vjetore prej 16.5 për qind dhe arritën vlerën prej 1.09
miliardë euro.Sipas raportit të BQK-së, efekti i rritjes së eksporteve vazhdon të
eliminohet nga rritja e importeve për sa i përket ndikimit në vlerën e
bilancit tregtar, duke pasur parasysh se importet janë rreth 6.5 herë më
të larta sesa importet.Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane, thotë se një masë që do të
ndihmonte në promovimin e eksportit është futja e pakove stimuluese, siç
është lirimi i pagesave nga tatimet për ato biznese të cilat kanë një
plan të mirë të biznesit, dhe bizneset që bëjnë pjesë në sektorin e
prodhimtarisë
"Qeveria do të ishte në gjendje të dilte me një pako të mirë që do të
stimulonte zhvillimin e eksportit privat dhe sektorin e prodhimtarisë
në vend. Kemi marrë paralajmërime nga qeveria se shumë shpejt do të hyjë
në fuqi një pako e re fiskale, e cila përfshinë masa të tilla
stimuluese, një prej tyre është që Oda Ekonomike Amerikane e ka kërkuar
tash e sa kohë, e kjo është heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar për
produktet e makinerisë për markat që përdoren për prodhim”, thotë Zeka.
Zeka thekson se kanë pritur që pas raportit "Të bësh biznes” të
Bankës Botërore, institucionet e vendit do të punonin më shumë në
përmirësimin e ambientit afarist, por siç thotë ai, një gjë e tillë nuk
ndodhi, dhe sipas tij, Kosova vazhdon të ketë deficit të lartë tregtarë.
"Çfarë mund të bëjë qeveria e vendit për të përmirësuar ambientin
afarist? Mendoj që këto janë indikatorë shumë të qartë. Nuk ka nevojë që
qeveria të drejtohet diku tjetër. Mjafton raportin ‘Të bësh biznes’ që
publikohet çdo vit nga Banka Botërore. Në bazë të atij raporti, qeveria
duhet të merr masa të cilat do të ndikonin në përmirësimin e ambientit
afarist”, thotë ai.
Për të ngritur eksportin, edhe Alban Zogaj nga Instituti "Riinvest”,
thotë se autoritetet kosovare duhet të bëjnë më shumë në stimulimin e
bizneseve vendore.
Ne po e shohim që nuk është punuar shumë në aspektin e klimës biznesore në Kosovë.
Deri më tani, sipas tij, është bërë shumë pak në sektorin privat.
"Ne po e shohim që nuk është punuar shumë në aspektin e klimës
biznesore në Kosovë. Kosova renditet shumë poshtë në listën e Bankës
Botërore dhe institucioneve tjera ndërkombëtare sa i përket atyre
elementeve të bërit biznes në Kosovë”, sqaron ai.
Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, që
nga fillimi i këtij viti deri më tani, Kosova importoi mallra në vlerë
prej 1.09 miliardë euro krahasuar me 938.8 milionë euro në periudhën e
njëjtë të vitit paraprak
|