Kryesore » 2011 » Shtator » 21 » Sindikalistët s’merren vesh për kongres
12:02 PM
Sindikalistët s’merren vesh për kongres
Për tre muaj rresht, punëtorët kosovarë kanë mbetur pa krah të fortë mbrojtës të të drejtave të tyre. Bashkimi i Sindikatave të Kosovës që nga Kongresi i fundit, i mbajtur në qershor, është jashtë funksionit. Udhëheqja e deritanishme pati paralajmëruar mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm brenda 3 muajve nga dështimi i mbajtjes së kongresit të jashtëzakonshëm dhe zgjedhjes së strukturave të reja udhëheqëse, por kjo gjë ka qenë e pamundur. Sindikalistët vazhdojnë të jenë të përçarë.Nënkryetari i BSPK-së Xhafer Xhaveri ka thënë se nuk kanë arritur të gjejnë një konsensus brenda sindikalistëve për të mbajtur kongresin brenda kohës së paraparë. "BSPK-ja nuk ka mundur të artikulojë kërkesat e punëtorëve dhe t’i mbrojë si duhet të drejtat e tyre. Gjatë kësaj periudhe kanë mbetur mbrojtës vetëm sindikatat përkatëse të punëtorëve”, tha Xhaferi.Sipas tij, që nga 18 qershori, BSPK-ja nuk ka udhëheqje legjitime. "Kryetari nuk ka legjitimitet. Ne po kërkojmë të gjejmë një zgjidhje që të gjitha sindikatat të jenë të kënaqura dhe të bashkohen në mbrojte të punëtorëve, por ende nuk kemi arritur”, thotë Xhaferi.Kongresi i BSPK-së është zhvilluar në tension të madh. Shumica e anëtarëve të BSPK-së patën lëshuar sallën, kurse pjesa tjetër e mbetur votoi për shkarkimin e Haxhi Arifit nga pozita e kryetarit. Ky i fundit nuk ka njohur këtë vendim dhe ka vazhduar të qëndrojë në krye të Sindikatave të bashkuara. Kundërkandidati i Arifit në kuvendin e fundit ishte Ali Shabanaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës, shkruan Koha Ditore.Nënkryetari tjetër i BSPK-së, Hasan Abazi, kërkon largimin e dy kandidatëve për kryetarë të BSPK-së nga gara që, sipas tij, janë pengesa kryesore e mosfunksionimit të BSPK-së. "Interesa klanore dhe partiake kanë bërë që të zbehet imazhi i BSPK-së. Për të mirën e punëtorëve, Haxhi Arifi dhe Ali Shabanaj, duhet të largohen nga tendencat e tyre për të marrë udhëheqjen e BSPK-së”, thotë Abazi. Sipas tij, dy kandidatët e fundit për kryetar kanë përçarë BSPK-në në mbrojtje të interesave të tyre klanore dhe partiake.

Reagimi i fundit i BSPK-së ka qenë muajin e kaluar me urimin e festës së Fitër Bajramit. /Telegrafi/
Views: 458 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player