Kryesore » 2011 » Maj » 7 » Spiegel: Greqia do dalë nga eurozona
10:50 AM
Spiegel: Greqia do dalë nga eurozona
Për një kthesë të re dramatike në krizën greke ka shkruar sot revista gjermane Spiegel, sipas së cilës "Athina po shqyrton planet për një monedhë të re”. Në versionin online revista Spiegel, shkruan referuar burimeve të qeverisë gjermane, lidhur me lëvizjet e qeverisë greke, që sipas saj, po përgatit lënien e eurozonës.

Në të njëjtën kohë revista shkruan se ministrat e Financave të Eurozonës dhe përfaqësues të Komisionit Evropian pritet të kenë mbrëmjen e sotme një takim urgjent e të fshehtë lidhur me krizën. "Përveç daljes së mundshme të Greqisë nga bashkimi monetar, një ristrukturim i shpejtë i borxhit të saj do të jetë në rendin e ditës së këtij takimi. Një vit pas shpërthimit të krizës së greke, ky zhvillim i mundshëm paraqet një pikë kthese potencialisht ekzistenciale për Bashkimin monetar Evropian, pavarësisht se cili variant në fund të fundit do të vendoset për t’iu dhënë zgjidhje problemeve masive të Greqisë" – shkruan revista.

Burimet e njëjta i thanë revistës që ministri gjerman i Ekonomisë Wolfgang Schäuble do të përpiqet të shmangë daljen e Greqisë nga zona Euro. "Burimet thanë Spiegel se ministri Schäuble ka ndërmend të përpiqet për të parandaluar Greqinë të largohet nga zona euro, nëse është e mundur. Gjatë takimit të Luksemburgut ai do të ketë me vete një dokument të brendshëm të përgatitur nga ekspertë të ministrisë, me anë të të cilit do të paraqesë pasojat e mundshme e tmerrshme, në qoftë se Athina do të heqë dorë nga Euro.

"Këto raporte janë një provokim, minojnë përpjekjet e Greqisë dhe iu shërbejnë lojërave spekulative" - tha në një deklaratë zëvendësministri grek i Financave Filipos Sahinidhis. Nuk mendoj se Greqia do të largohet nga euro – tha ai.

Artikulli shkaktoi një breshëri mohimesh edhe nga qeveria gjermane dhe përfaqësuesi i Këshillit të ministrave të Financave të eurozonës.
Nuk ka plane të tilla, tha për Reuters një burim i qeverisë gjermane. /Telegrafi/
Views: 673 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player