Kryesore » 2011 » Qershor » 10 » Taksistët në ANP kredi për ngjyrë
11:41 AM
Taksistët në ANP kredi për ngjyrë
Komuna e Lipjanit i ka detyruar taksistët e kësaj komune, të cilët operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, që t’i ngjyrosin makinat e tyre më ngjyrë të verdhë. Krejt kjo në këmbim të lejes së punës. Taksistët thonë se kanë paguar secili nga 500 euro dhe se për këtë kanë marrë edhe kredi.
Për të siguruar lejen e punës janë detyruar të ngjyrosin makinat e tyre. Ky ka qenë kushti për 42 taksistët e komunës së Lipjanit që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Urdhri për ngjyrosjen e taksive me ngjyrë të verdhë u ka ardhur nga Kuvendi Komunal i Lipjanit.
Kjo u ka kushtuar shumë. Kanë qenë të shtyrë që me çdo kusht t’i sigurojnë 500 euro për të marrë lejen e punës. Shumica prej taksistëve kanë marrë kredi e disa prej tyre kanë hy edhe borxh te të afërmit e tyre për të ngjyrosur makinat e tyre.

E vendimi, sipas udhëheqësve të Komunës së Lipjanit, ka qenë obligim në bazë të një rregulloreje që e kanë shqyrtuar së bashku me taksistët. Por, taksistët përveç ankesës për këtë vendim, kanë edhe shumë telashe tjera që ua vështirësojnë veprimtarinë e tyre në aeroport. Taksistë që punojnë në të zezën po u sjellin humbje të mëdha, shkruan Expres.

Naser Hashani, i cili punon si taksist në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, thotë se komuna e tij i ka detyruar t’i ngjyrosin makinat. Ai tregon se komuna atyre u ka thënë se kjo ardhur për të sjellë siguri më të madhe për pasagjerët, pasi kjo ngjyrë reflekton më shumë në mbrëmje.

"Ngjyrosja na ka kushtuar 500 euro, e kjo për neve ka qenë shumë e shtrenjtë, sepse jemi detyruar vetë të bëjmë këtë punë, përndryshe kishim mbetur pa leje pune”, thotë Hashani.

Për këtë vendim thonë se janë ankuar në komunë shumë herë deri në muajin prill, por më kot. Asgjë nuk e ka ndryshuar këtë urdhër.

Sipas tij, shumica prej 42 taksistëve të kësaj komune që veprojnë në ANP, kanë marrë kredi për të ngjyrosur makinat e tyre. /Telegrafi/
Views: 453 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player