Kryesore » 2012 » Qershor » 13 » Tarifa 5 euro në “Rrugën e Kombit”
10:28 PM
Tarifa 5 euro në “Rrugën e Kombit”
Të gjithë ata qytetarë që do të kalojnë në "Rrugën e Kombit", autostradën, Durrës -Kukës do të paguajnë një tarifë prej 5 eurosh. Këtë e ka deklaruar ministri shqiptar i Transporteve, Sokol Olldashi, në nënshkrimin e marrëveshjes për njehsimin e lejeve të drejtimit me Kosovën.Ministri, Sokol Olldashi tha se kjo tarifë është minimale dhe nuk pritet të rëndoj në xhepat e qytetarëve. Ministri i Transporteve të Kosovës, Fehmi Mujota, pranoi gjithashtu se tarifa e vendosur për Rrugën e Kombit është e përshtatshme.Ministrat Mujota dhe Olldashi nënshkruan edhe marrëveshjen e njehsimit te lejeve te drejtimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje pritet që ti vijë në ndihmë lëvizjes së qytetarëve mes dy hapësirave shqiptare.Ministri Mujota e siguroi ministrin Olldashi por edhe opinionin shqiptar se më 27 nëntor do të përfundojnë 60 kilometrat e Autostradës, Vërmicë -Prishtinë.
Views: 463 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player