Kryesore » 2012 » Qershor » 16 » Tarifa e çimentos, BE: Kosova ka shkelur CEFTA-n
2:05 PM
Tarifa e çimentos, BE: Kosova ka shkelur CEFTA-n
Vendosja e tarifës prej 35 për qind në importin e çimentos është në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë (CEFTA), nënshkruese e së cilës është edhe Kosova.Ky vlerësim ka ardhur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e që i referohet vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës prej 35 për qind importit të çimentos në emër të mbrojtjes së prodhimit vendor."Ky veprim (vendosja e tarifës për import të çimentos prej 35 për qind) nuk është në pajtim me Marrëveshjen e CEFTA-s, nënshkruese e së cilës është Kosova”, ka thënë Syzana Bytyçi, zyrtare për informim në Zyrën e BE-së në Kosovë. Një ditë më parë është shprehur kundër edhe deputeti i Aleancës Kosova e Re, Emin Gërbeshi.Një ditë më parë, në seancën e Kuvendit ai e kritikoi ashpër bashkëpartiaken e tij, ministren e Tregtisë Mimoza Kusari Lila, për vendimin i cili bllokon importin e çimentos shqiptare.

"Nëse ministrja nuk e tërheq vendimin, ne do iniciojmë shkarkimin e saj. Nuk kemi mundësi ta bëjmë të vetëm këtë, por do të bëjmë presion. Fillimisht mendojmë ta thërrasim në interpelancë për këtë çështje”, deklaron Gërbeshi.

Por gjasat për ta shkarkuar ministren Kusari Lila, apo anuluar vendimin janë të vogla. Burime të tjera partiake thonë se vendimi është me bazë të fortë ligjore dhe se ai është marrë në konsultim me kryeministrin Hashim Thaçi.

Sidoqoftë, në iniciativën e tij deptuteti Gërbeshi nuk është vetëm. Shefja e grupit parlamentar të AKR-së, Myzejene Selmani është shprehur shkurt nëpërmjet telefonit se vendimi duhet të rishikohet dhe për këtë çështje është në dijeni ministrja Kusari. Ndërkaq, kundër vendimit të ministrisë ka dalë edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Shaip Muja.
Views: 460 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player