Punëtorët e kompanive private kanë frikë të anëtarësohen në ndonjë sindikatë pasi që një gjë e tillë mund të shkaktojë reagim negativ tek shefat e tyre dhe ç’është më e keqja edhe përjashtim nga puna. Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë nga 75 mijë firma të regjistruara në shtet vetëm 2.500 punëtorë janë të organizuar në sindikata Elirijana ZILBEARI Anëtarësimi sindikal i punëtorëve në kompanitë private në mënyrë drastike zvogëlohet. E kundërta ndodhë në administratën publike, ku pothuajse nuk ekziston punëtorë që nuk është kyçur në organizata sindikale. Sipas njohësve të kësaj sfere, arsyeja kryesore për atë është frika e punëtorëve nga reagimi i shefave, që për shkak të aktiviteteve sindikale mund edhe t’i lëshojnë nga puna.
Bindja e punëtorëve se Sindikata vetëm në mënyrë formale angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, gjithashtu është arsye për interesimin e vogël për bashkëngjitje sindikale.
Sipas të dhënave me të cilat disponon Sindikata më e vjetër, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) nga 75 mijë firma të regjistruara në shtet vetëm 2.500 punëtorë janë të organizuar në sindikata, pasi që janë të frikësuar nga reagimi i shefave të tyre. "Frikësohen se do të largohen nga puna nëse punëdhënësi i tyre kupton se janë anëtarë në organizata sindikale. Ndërsa me Ligjin për marrëdhënie pune, punëtorët pasi që ta regjistrojnë sindikatën në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) duhet që dokumentin t’ia dorëzojnë punëdhënësit që ai ta vulosë, me çka miraton nga pagat e tyre të ndahet kompensim për anëtarësim sindikal”, thotë Drage Jovanovski, ekspert për të drejtën e punës dhe ish i punësuar në LSM.
Ai potencon se eksperienca ka treguar se më shumë pronarë të firmave refuzojnë ta vulosin kontratën për formimin e sindikatës.
Puna e dytë për të cilën anashkalohen anëtarësimi sindikal është mos-besimi tek punëtorët se me sindikatat ekzistuese do të luftojnë për të drejtat e tyre, siç janë: paga minimale, puna jashtë orarit të punës, mbrojtja dhe siguria në vendet e tyre të punës. Dëshmi bazë për atë është shpartallimi i sindikatë më të vjetër, LSM, ku numri i anëtarëve prej 180 mijë është zvogëluar në 80 mijë.
Anëtarësimi në sindikatë është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe përderisa një punëdhënës refuzon ta pranoj organizimin sindikal të punëtorëve në firmën e tij, punëtorët duhet ta paraqesin në MPPS.
Zdravko Saveski, anëtarë i shoqatës së vetme në Maqedoni për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve "Lenka”, konsideron se punëtorët duhet të dalin nga letargjia dhe vetë të luftojnë për të drejtat e tyre.
"Punëtorët duhet të kuptojnë se mënyra e vetme të kenë paga më të larta, të jenë në mënyrë legale të lajmëruar dhe t’u paguhen të gjitha kompensimet, të cilat u takojnë me Ligjin për marrëdhënie pune, është anëtarësimi në sindikatë. Nëse ndonjë punëdhënës refuzon ta vulosë kontratën e tyre për formim të sindikatës, atëherë ajo duhet të paraqitet pasi që hap i tillë do të thotë se pronari i firmës në të cilën punojnë e thyen të drejtën e tyre si punëtorë për anëtarësim në sindikatë”, thotë Saveski.
Nga të dyja organizatat e punëdhënësve konfirmojnë se ka raste kur pronarët e firmave kanë refuzuar të pranojnë organizim të sindikatës.
"Punëtorët do të kishin punuar më mirë vetëm nëse i përfaqëson sindikata, e cila me dialog të rregullt me punëdhënësit, do të zgjidh kërkesat e tyre”, konsideron Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës të punëdhënësve.
Metalpunuesit duruan dhe arritën
Punëtorët e theksojnë Sindikatën e metalpunuesve si shembull pozitiv për bashkimin sindikal pasi që pas presioneve të gjata dhe konstante ndaj punëtorëve në miniera dhe të firmave tjera nga industria metalike, luftoi për stazh të dobishëm. "Nuk shkonte me ngadalë. Kishte presione dhe kërcënime nga shefat në firma të caktuara ndaj liderëve tanë sindikalistë, por ata nga ana tjetër duhet të kuptojnë se vetëm punëtorët e kënaqur mund t’ua japin rezultatin më të mirë”, thotë Pece Risteski, kryetarë i Sindikatës të metalpunuesve, në LSM-ë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus