Kryesore » 2012 » Korrik » 27 » Të shpëtohet euro, por me mënyrën e duhur
5:06 PM
Të shpëtohet euro, por me mënyrën e duhur
17 ekonomistë të shquar evropianë kanë paraqitur një ekspertizë në të cilën duan të tregojnë "një rrugë për daljen nga kriza". Nga politika ata kërkojnë përpjekje më të mëdha dhe më shumë vendosmëri. Greqia është në prag të falimentimit, Spanja lufton me papunësinë, normat rekord të interesit dhe gjendjen e keqe të bankave: Vështirë se kalon një ditë pa lajme të këqija nga tregjet financiare të Evropës. Kriza nuk po lehtësohet dhe jo vetëm në mesin e politikanëve, por edhe midis ekonomistëve ka grindje: Për disa shkatërrimi i mundshëm i euros është një fatkeqësi ekonomike dhe politike, të tjerët preferojnë më mirë një fund me tmerr se sa tmerr pa fund: Më mirë të zvogëlojnë eurozonën, ose të kthehen në monedhat kombëtare, se sa të hedhim vazhdimisht në aksione shpëtimi para të reja në paratë e humbura.

Konceptime të reja ekonomike

Edhe 17 ekonomistët kryesorë evropianë, të cilët e kanë kthyer "Institute for New Economic Thinking" (INET) në një "Këshill për krizën eurozonës," e vlerësojnë situatën mjaft dramatike: "Evropa po shkon e përgjumur drejt një katastrofe të përmasave të pallogaritshme". Kjo është diagnoza fillestare e raportit njëmbëdhjetëfaqësh. "Thinktank" INET financohet nga menaxheri i hedgefondeve George Soros për të gjeneruar një mendësi të re ekonomike. Në dokumentin strategjik të publikuar tani rezultati nuk është përfundimtar, thotë bashkëautori Hans-Joachim Voth, historian i ekonomisë dhe profesor në Universitetin Pompeu Fabra në Barcelonë.

Ideja e diskutimeve dhe e ekspertizës ka qenë, për të gjetur një konsensus brenda një grupi të vogël të ekonomistëve të njohur, të cilët përfaqësojnë shkollat e ndryshme të mendimit. "Një konsensus që të jetë me të vërtetë i realizueshëm dhe njëkohësisht ofron një mundësi, për të shmangur krizën e euros dhe për të parandaluar, që zona e euros të shpërbëhet krejtësisht ". Akoma është e mundur një tjetër zgjidhje e krizës, është përfundimi i ekspertëve.

Ndryshimet strukturore për eurozonën

Por në qoftë se duhet ruajtuar hapësira e monedhës së përbashkët, janë të nevojshme përpjekje të fuqishme. Në një periudhë afatgjatë duhet të korigjohen të metat në kontruksionin e eurozonës, duke bërë reforma strukturore. Evropës i duhet për shembull një mbikqyrje e përbashkët bankare, sigurimi i depozitave, një kontroll më i fortë qëndror i borxhit shtetëror dhe instrumentet e përbashkëta dhe të sigurta të investimeve.

Por së pari paketa e masave urgjente duhet t'i japë vendeve në vështirësi në jug të Evropës një shans, për të qenë në gjendje që të fillojnë zbatimin e reformave ekonomike. "Ombrella e shpëtimit dhe detyrimet e lidhura me të rrezikonin ta shkatërronin ekonominë e shteteve në nevojë, në vend që ta ndihmonin, kështu e shohin gjendjen Voth dhe kolegët e tij.

Domosdoshmëria e masave urgjente

Duhet bërë dallim i qartë në mes gabimeve individuale nacionale dhe barrave strukturore nga e kaluara, eurokrizën nuk e kanë shkaktuar vetëm vendet e jugut dhe gjoja mungesa e vullnetit të tyre për të kursyer. "Kjo është një diagnozë e gabuar dhe është një diagnozë e padrejtë. Në fakt ne të gjithë qoftë evropianoveriorët, qoftë jugorët kemi krijuar një konstruksion të gabuar, si të thuash duke ndërtuar një herë çatinë dhe pastaj themelet."

Si masa të përkohshme emergjente ekspertët kërkojnë që BQE të blejë në masë të madhe obligacionet e shteteve në vështirësi, për të ndaluar spiralen e normave të interesit, të spekullimeve dhe të panikut në tregje. Fondi i shpëtimit të euros ESM duhet të pajiset me një licençë bankare, që të lejohet të nxjerrë vetë obligacione, për të patur më shumë "fuqi". Dhe borxhet e vjetra të vendeve si Spanja dhe Italia, propozojnë ekspertët, mund të administrohen në një fond të përbashkët, për të cilin janë përgjegjës të gjitha vendete e eurozonës – një "fond për zbutjen e borxhit" pra sipas recetës së këshillit ekonomik këshillimor gjerman, të "Ekonomistëve të Urtë"

Kthimi tek marka?

Por qeveria gjermane nuk do të dëgjojë momentalisht për një "kolektivizim" të tillë të borxhit. E distancuar është edhe deklarata e zëvendësit të zëdhënësit të qeverisë Georg Streiter: Ekpertiza e 17 ekonomëve është "një prej shumë mendimeve të ekspertëve, që ne marrim në konsideratë." Masat dhe reformat strukturore të kërkuara është e vështirë t'i përcillen elektoratit në "vendet donatore" thotë Hans-Joachim Voth ein. Ai e konsideron madje të imagjinueshme, që Gjermania të mund të vendoste për të dalë nga Eurozona, në vend që të merrte mbi vete një barrë më të rëndë.

Për bashkëautorin dhe kolegun e Voth, Peter Bofinger, kthimi vullnetar apo i detyruar te marka gjermane do të ishte "më e rrezikshmja nga të gjitha zgjidhjet". Shpërbërja e Eurozonës, thotë eksperti ekonomik në intervistën në emisionin e lajmeve do të thoshte një shok masiv koniunkturor dhe humbje e madhe në sistemin tonë financiar". Rifutja e një monedhe kombëtare do ta rrezikonte aftësinë konkurruese të Gjermanisë dhe do të kushtonte "shumë vende pune". Hans-Joachim Voth është më i qetë sepse edhe në mesin e 17 ekspertëve ka mendime të ndryshme. "Unë besoj, se lajmi i vertetë për publikun gjerman është se nëse duam ta shpëtojmë euron, do të jetë shumë e shtrenjtë, sepse ne nuk mund të flasim kot. Ose bëjmë gjithçka, ose asgjë."
Views: 575 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player