Kryesore » 2011 » Shtator » 11 » Tirana, Fieri dhe Durrësi, qytetet më të pasura në Shqipëri :Instant"
11:08 AM
Tirana, Fieri dhe Durrësi, qytetet më të pasura në Shqipëri :Instant"
Tirana, Fieri dhe më pas Durrësi janë rajonet me peshë më të madhe në vend, sa i përket prodhimit të brendshëm bruto, sipas përllogaritjeve të INSTAT për vitin 2009.Në raportin e publikuar dje, Instituti i Statistikave vlerëson se PBB-ja për frymë për Shqipërinë në vitin 2009 ishte 360 mijë lekë, ndërsa e ndarë në rajone, Shqipëria Qendrore vlerësohet të ketë një PBB për frymë prej 467 mijë lekësh.
Më i ulët shfaqet ky tregues për pjesën veriore të vendit, ku PPB-ja për frymë është 300 mijë lekë, kurse në Jug 301 mijë lekë. Mënyra e përllogaritjes së INSTAT e ndan Shqipërinë në 11 rajone "Niveli më i lartë i PBB për frymë në vitin 2009 ishte në Tiranë me 51.2 për qind mbi mesataren e vendit. PBB për frymë në 11 rajonet statistikore në Veri ishte nën mesataren kombëtare me variancë nga 68.8 për qind në prefekturën e Dibrës, në 94 për qind në Durrës.
Të marrë nga pesha sipas rajoneve, INSTAT në raportin e tij për 2009-n vëren se pesha ndaj PBB-së për rajonin qendër ka një peshë prej 46.4 për qind të totalit të Shqipërisë, i ndjekur nga rajoni Jug me 29.2 për qind, ndërsa rajoni Veri me 24.3 për qind. Të marrë sipas rajoneve, Kukësi ka peshën më të vogël të totalit të PBB-së me 2.3 për qind, kurse Tirana më të lartën me 37.9 për qind.
Views: 437 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player