Shqipëria si një nga destinacionet kryesore turistike të kësaj verë
ka patur një bum të fluturimeve ajrore drejt vendit tonë, si dhe
Shqiperia drejt destinacioneve të ndryshme evropiane.Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Punëve Publike dhe
Transportit gjatë vitit 2011, transporti ajror rezulton se ka një rritje
prej 23 % të numrit te pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të
vitit 2010, ku numri i pasagjerëve ka qenë 644.914 dhe aktualisht ka
shkuar në 793.995 pasagjerë.Faktorët që kanë ndikuar në këtë rritje, sipas MPPT-së, janë
Shqipëria destinacioni turistik i vitit dhe liberalizimi i vizave,
proces i cili iu dha mundësi shumë shqiptarëve të udhëtonin jashtë
vendit.Sa i përket numrit të hyrje- daljeve të pasagjerëve, ka përkatësisht
një rritje prej 25 % te hyrjeve dhe 22% të daljeve krahasuar me një vit
më parë, ku numri i pasagjerëve që kanë hyrë, nga 314734 ka shkuar
përkatësisht në 392462, ndërsa numri pasagjerëve të dalë nga 330180 ka
shkuar në 401533.Gjatë këtij sezoni veror janë shtuar disa linja të reja ajrore, si
Athina, Barcelona, Gjenova, Londra, Parisi, Rodosi dhe Zurichun, ku
sipas MPPT-së, shtimi i këtyre linjave të reja ajrore ka shkurtuar në
mënyrë të ndjeshme udhëtimin pasi më parë këto linja, ofroheshin vetëm
me anë të tranzitit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus