Kryesore » 2011 » Maj » 10 » Ulet besueshmëria për kredi e SHBA dhe Japonisë
11:26 AM
Ulet besueshmëria për kredi e SHBA dhe Japonisë
Fillimisht SHBA dhe pastaj Japonia: agjencia e vlerësimit të riskut të kredisë Standard& Poor e uli besueshmërinë për marrjen kredi të këtyre vendeve nga "stabile" në "negative". 
Deri tani ka qenë e papërfytyrueshme vënia në pikëpyetje e besueshmërisë për të marrë kredi nga ana e ekonomive më të mëdha botërore. Megjithatë, vendimi i agjencisë me emër të vlerësimit të riskut Standard&Poor's nuk erdhi me të vërtetë pa pritur. Me 1,7 bilionë dollarë borxhe të reja, deficiti buxhetor i SHBA sapo ka arritur një rekord. Kjo është e barabartë me më shumë se 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.
Borxhi shtetëror do të jetë këtë vit kaq i lartë sa i gjithë rendimenti ekonomik. Kjo situatë nuk mund të durohet për një kohë të gjatë, meqenëse në pjesën më të madhe bëhet fjalë për borxhe në botën e jashtme, mendon Clemens Fuest nga Universiteti i Oxfordit: "Kjo do të thotë që në njëfarë mënyre kemi të bëjmë me një vend, që ka jetuar mbi mundësitë e tij, që ka marrë shumë borxhe në botën e jashtme, si sektori shtetëror, ashtu edhe ai privat."
Views: 571 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player