Kryesore » Entries archive
Një muaj pasi ka hyrë në fuqi pagesa për taksën ekologjike, këto mjete ende nuk dihet se ku do të përfundojnë, meqë nuk ka një fond të veçantë për destinim. Në Ligjin për Taksën Rrugore dhe Ekologjike të Automjeteve, i miratuar në maj të këtij viti, në legjislativin e vendit theksohet se mjetet e këtyre taksave do të deponohen në buxhetin e shtetit. Pavarësisht asaj që thuhet në ligj, ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, i beson ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-08

Energjia elektrike do të ishte më e lirë për rreth 7 për qind, nëse Korporata Energjetike e Kosovës do të kishte qasje në pjesën veriore të Kosovës. Kjo korporatë tash e 12 vjet e furnizon me energji elektrike pjesën veriore të Kosovës, por asnjëherë nuk ka arritur që atë energji që e distribuon atje ta faturojë, e aq më pak që t’i inkasojë borxhet. Madje nuk ka as borxhlinj individualë, por borxhi llogaritet duke kalkuluar energjinë që dërgohet në atë pje ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-08

Një delegacion i bankierëve nga Turqia ka vizituar sot Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës ku është pritur nga Guvernatori Gërguri dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët kanë njoftuar mysafirët mbi profilin e sistemit bankar dhe ekonomik të Kosovës dhe mundësive për të investuar në të.Guvernatori Gërguri ka nënvizuar përparësitë e sistemit bankar dhe atij ekonomik të vendit tonë si bazë e fortë ankorimi për investime të huaja.Në takim janë theksuar edhe ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-07

Shfuqizimi i vendimit të tarifës së çimentos nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk ka mbyllur gjithçka sa i përket ndërmarrjes "Sharrcem”. Hetimet të cilat kanë filluar ndaj ndërmarrjes "SharrCem” nga Autoriteti i Konkurrencës mund të ndëshkojnë atë me 2 deri në 10 për qind të fitimit vjetor në rast se konstatohet se çrregullimet në treg kanë ndodhur pikërisht për shkak të vendosjes së kësaj tarife. 
"Ne kemi konstatuar se është çrregulluar t ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-04

Deri në fund të vitit 2013, investimet në Shqipëri pritet të shënojnë shifra rekorde, duke arritur në mbi 8 miliardë euro. E gjithë kjo sipas ekspertëve të ekonomisë po arrihet, pasi Shqipëria është shndërruar në një vend të besuar dhe me një qeveri shumë të besuar për biznesin ndërkombëtar dhe atë shqiptar. Vetëm një vit më parë, Shqipëria dëshmoi të jetë vendi me rritjen ekonomike më të lartë në rajon. Por edhe këtë vit, sërish mbetet vendi me rritjen ekon ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-03

Tregjet financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë kanë shënuar rënie, pasi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Dragi, tha dje se banka do të bëjë çdo gjë të mundshme për t`i ndihmuar vendet e eurozonës që kanë probleme. Sipas tij, kjo do të bëhet "brenda javëve të ardhshme". Pas kësaj, tregjet financiare shënuan rënie, ndërsa euroja humbi në vlerë në raport me dollarin amerikan.Banka Qëndrore Evropia ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-03

17 ekonomistë të shquar evropianë kanë paraqitur një ekspertizë në të cilën duan të tregojnë "një rrugë për daljen nga kriza". Nga politika ata kërkojnë përpjekje më të mëdha dhe më shumë vendosmëri. Greqia është në prag të falimentimit, Spanja lufton me papunësinë, normat rekord të interesit dhe gjendjen e keqe të bankave: Vështirë se kalon një ditë pa lajme të këqija nga tregjet financiare të Evropës. Kriza nuk po lehtësohet dhe jo vetëm në mesin e politika ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-27

Projekti i ndërtimit të termocentralit "Kosova e Re” ka pësuar sërish ndryshime. Qeveria e Kosovës është duke menduar që të ndryshojë kapacitetin e prodhimit të energjisë nga gjithsej 600 megavatë në 1 mijë, ndërkaq tashmë e ka marrë vendimin për largimin e termocentralit "Kosova B” nga pakoja tenderuese.
 Zyrtarët qeveritarë thonë se kjo po bëhet me qëllim që investitori i ri të mos krijojë monopol në prodhimin e energjisë. Por qeveria ka vendosur që ta ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-27

Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP) nuk e ka lejuar kompaninë gjermane "Rutlinvest GmbH” që ta marrë pjesë në tenderin për privatizimin e Banjës së Pejës, pavarësisht se ajo premtonte më shumë se dhjetë milionë euro investime në ndërmarrje.Kjo kompani e kishte planin e detajuar për investimet, stafin menaxherial dhe stafin tjetër për zhvillimin dhe modernizimin e "Banjës së Pejës”, përderisa duke e refuzuar këtë kompani më 20 korrik 2012, AKP ka shitur nd ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-27

Kosova ende nuk ka përgatitur një ambient atraktiv për investitorët e huaj, ndërsa disa projekte të cilat do të mund të ishin joshës për investitorët e jashtëm, kanë dështuar për shkak të përgatitjeve jo të duhura dhe joserioze të Qeverisë së Kosovës, siç është "Kosova e Re” dhe shitja e PTK-së. Kështu thuhet në hulumtimin e Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale (STRAS), "Kosova mes Lindjes dhe Perëndimit, investimet e huaja direkte, si fakto ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-25

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka shtuar aksionet për shkyçjen e konsumatorëve të cilët nuk i paguajnë faturat e energjisë elektrike. Kjo korporatë e cila furnizon me rrymë kosovarët për gjashtë muajt e parë të këtij vitit ka shkyçur rreth 140 mijë konsumatorë. Korporata Energjetik e Kosovës (KEK), gjatë vitit 2011 kishte shkyçur rreth 340 mijë konsumatorë të cilët nuk paguajnë faturat me rregull, për deri sa, në pjesën e parë të këti ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-25

Lënda e parë për prodhimin e çimentos, e njohur si "klinker”, është kthyer në produktin më të kërkuar brenda një muaji. Që nga vendosja e tarifës doganore për çimenton, importi i "klinkerit” në Kosovë është rritur për 20 herë më shumë, krahasuar me sasinë që është futur gjatë tërë vitit të kaluar. Nga rreth 1 mijë e 700 tonë "klinker” që ishte importuar në vitin 2011, që nga vendosja e tarifës prej 35 për qind, apo përreth një muaj është rritur importi ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-25

Ngritja së fundmi e çmimit të rrymës dhe ujit ka rënduar edhe më tej xhepin e qytetarit të Kosovës. Jo vetëm rastet e shumta sociale, por këtyre ngritjeve nuk po mund t’u përballojnë as ata që marrin paga mesatare në vend, të cilat sillen rreth 250 euro në muaj. Sipas Entit të Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit në Kosovë janë ngritur për 1,7 % në muajin qershor 2012, krahasuar me muajin qershor 2011. 
Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te rryma, gazi dhe l ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-25

Kosova as gjatë këtij viti nuk do të arrijë t’i  nevojat e popullatës për ushqim nga rendimentet e grurit, thonë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe përfaqësues të bujqve kosovarë. Këta të fundit, ndërkaq, ankohen për farë jocilësore të furnizuara nga autoritetet e Kosovës. Jusuf Çikaqi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural thotë për Radion Evropa e Lirë se fushata ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-22

Mungesa e investimeve nga Qeveria dhe investitorëve të huaj, po e vështirojnë zhvillimin dhe funksionimin e turizimit. Zyrtarë të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë thonë se sivjet pritet të themelohet Organizata Nacionale e Turizmit, e në anën tjetër ekspertë të turizmit akuzojnë qeverinë për mungesë të investimeve në infrastrukturën turistike si dhe për politika të pafavorshme.Departamenti i Turizmit dhe Hotelerisë që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-04

« 1 2 3 4 5 6 ... 19 20 »

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player