Kryesore » Entries archive
Përfaqësues të firmave importuese të cimentos dhe prodhuesit e betonit kanë protestuar sot në afërsi të pikës kufitare të Vërmicës në Kosovës kundër vendimit të Ministrisë së Tregtisë së Kosovës lidhur me tarifën 35% të importit të cimentos nga Shqipëria dhe vende të tjera.Të revoltuar me këtë vendim importuesit me pankarta në duar dhe me rreth 50 kamionë të parkuar në një anë të autostradës Morinë-Prishtinë u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-04

Papunësia në Kosovë vazhdon të jetë e lartë. Shifra të sakta që tregojnë se sa mund të jetë numri i të papunëve nuk ka. Ato bazohen në disa hulumtime dhe ndryshojnë nga 40 deri në 45 për qind të papunëve. Të punësuar legalë në Kosovë, gjatë një viti nuk janë më shumë se 20 për qind të personave të aftë për punë. Sipas të dhënave të fundit të Trustit të Kursimeve Pensionale, që është një fond i obligueshëm për punëtorët, në Kosovë nuk janë më shumë se 16 ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-03

Mursel Morina është njëri ndër 85 punëtorët që nuk i është vazhduar kontrata e punës në "Ferronikeli”, dhe ai nuk e di arsyen e largimit. "Të dielën kam shkuar në hyrjen e ndërmarrjes dhe sigurimi më kanë thënë se nuk mund të hysh brenda, sepse nuk je i punësuar më. Nuk kam asnjë njoftim për largim. Kam punuar për 40 vjet në këtë ndërmarrje pa asnjë vërejtje, jam larguar pa asnjë arsyetim. Fshati ynë Çikatovë e Vjetër ka pasur fusha, male e natyrë ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-03

Paraqitja e morrit të verdhë, tripsit të grurit dhe ushunjëza e drithërave në disa zona të mbjella me grurë do të ulin rendimentet e këtij drithi në Komunën e Podujevës. Megjithatë, sipas zyrtarëve komunalë të Podujevës, cilësia e grurit sivjet do të jetë e mirë. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Vezir Januzi, ka thënë se zonat ku nuk janë paraqitur këta dëmtues të grurit do të ketë rendimente shumë më të mira. Januzi nuk ka treg ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-03

Operatorët e telefonisë mobile nuk kaluan mirë në biznesin e tyre gjatë vitit e kaluar. Ata kanë humbur të paktën 58 mijë konsumatorë. Këto të dhëna janë publikuar së fundi nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit. Pos humbjes së klientëve, operatorët mobilë kanë filluar të pësojnë rënie në të hyrat e tyre. Përdorimi i telefonisë mobile në fund të vitit të kaluar ka shënuar një rënie të ndjeshme. "Nëse marrim si bazë numrin e përdoruesve të tremu ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-02

Një konsumator shqiptar konsumon sa 1/3 e një konsumatori europian. Të dhënat e Eurostat kanë reflektuar një kontrast të fortë lidhur me konsumin e ulët që ekziston në vendin tonë, krahasuar kjo me mesataren europiane të 27 vendeve të BE-së, e cila për referencë merret në vlerën 100 për qind.
Shifrat tregojnë se një konsum i tillë minimal është totalisht i ndërlidhur me fuqinë blerëse që kemi ne si shqiptarë dhe të ardhurat relativisht ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-02

Papunësia shënoi sot një rekord të ri në 17 shtete të Eurozonës.Zyra për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, njoftoi se në muajin maj është ngritur në 11.1 për qind papunësia e cila në muajin prill ishte 11 për qind.Shifrat tregojnë se Spanja vazhdon të ketë shifrën më të lartë të papunësisë me 24.6 për qind të popullatës së saj e cila mbetet e papunë.
Pason Greqia e zhytur në borxhe.Në tërësi, sipas Eurostatit, 17.6 milion njerëz janë të regjistruar ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-02

Analistëve të zhvillimeve ekonomike nuk u duket rastësi që kompania e cila ndërtoi autostradën në Shqipëri, më pas e nisi edhe atë të Kosovës, nga Vërmica drejt Merdarit, konsorciumi "Bechtel-Enka”, ta fitojë të drejtën për ndërtimin edhe të autostradës që shkon nga Prishtina në drejtim të Shkupit, shkruan sot Koha Ditore.Avni Zogiani, udhëheqës i organizatës "Çohu”, ka thënë se projektet e dy autostradave janë të imponuara dhe se nuk janë ide apo që ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-01

 Për herë të parë që nga privatizimi, kompania "SharrCem” ka importuar lëndë të parë të çimentos në formën e bluar. Asnjëherë më parë, ky prodhues i çimentos nuk ka sjellë në Kosovë "klinker” të bluar në formë të përafërt kimike me produktin final, shkruan sot Koha Ditore. Kjo kompani ka tentuar t’i mashtrojë doganierët dhe t’i ikë taksës doganore prej 35 për qind për importimin e çimentos, ani pse enkas për të është marrë vendimi nga Ministri ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-24

Korporata Energjetike e Kosovës ka paralajmëruar konsumatorët se asnjë borxh nuk do të falet edhe pas privatizimit të distribucionit dhe rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas KEK-ut, pronari i ri i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike do të vazhdojë të punojë njëjtë siç punohet tani dhe do të vazhdohet me shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj. "KEK-u ka vërejtur kohëve të fundit se konsumatorët po supozojnë se nuk do të mblidhet borxhi pas privatizi ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-23

Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë të ditur se tashmë janë në fazën e fundit të përgatitjeve për fushatën e korrje-shirjeve. Zyrtarë të kësaj Ministrie kanë potencuar se shumica e komunave i kanë dërguar të dhënat për gjendjen teknike të autokombajnave dhe numrin e tyre.Drejtoritë komunale i kanë evidentuar shumicën e autokombajnave që do të përfshihen në fushatën e korrje shirjeve. Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, i tha Rad ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-23

Kosovarët parapëlqejnë produktet nga drithërat si ushqimin kryesor. Anketa e realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e publikuar në qershor, tregon se ushqimi në Kosovë dominohet nga buka dhe drithërat, mishi, qumështi, djathi dhe vezët. Pas këtyre produkteve ushqyese radhiten perimet dhe pijet joalkoolike.Sipas publikimit të Agjencisë së Statistikave, pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare shpenzohet në ushqim dhe banim, shkruan ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20

Biznesmenët e Komunës së Graçanicës dhe të Lipjanit nuk kanë më nevojë të udhëtojnë drejt Prishtinës për të regjistruar bizneset e tyre. Në dy komunat janë hapur qendrat e reja të biznesit të njohura si "One Stop Shop”. Në objektin e Komunës së Graçanicës, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, së bashku me kryetarin e Graçanicës, Bojan Stojanoviq, hapën Qendrën Komunale të Biznesit. Ministrja Kusari-Lila me këtë rast tha se qend ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20

Marrja e kredive nga bizneset dhe qytetarët e Kosovës në bankat komerciale po vazhdon të trashët për çdo ditë. Pavarësisht kamatave të larta, që bankat po ofrojnë, qytetarët nuk po hezitojnë të futen në kredi.Mos hezitimin e tyre e vërteton edhe fakti se deri tani rreth 500 mijë kredi në vlerë prej rreth 2 miliardë eurove janë lëshuar nga bankat komerciale që veprojnë në Kosovë. Sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), këto shifra janë deri n ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-18

Kriza ekonomike në eurozonë dhe rënia e remitencave ka bërë që në Kosovë të bie fuqia blerëse, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë, derisa qytetarët thonë se çmimet e larta të produkteve ushqimore kanë bërë që konsumi të pësojë rënie. Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se shpenzimet për ushqim gjatë vitit 2011 kanë rënë në raport me vitin 2010.Sipas raportit të ASK-së, shihet se ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-16

« 1 2 3 4 5 6 7 ... 19 20 »

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player