Kryesore » Entries archive
Vendosja e tarifës prej 35 për qind në importin e çimentos është në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë (CEFTA), nënshkruese e së cilës është edhe Kosova.Ky vlerësim ka ardhur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e që i referohet vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës prej 35 për qind importit të çimentos në emër të mbrojtjes së prodhimit vendor."Ky veprim (vendosja e tarifës për import të çimentos prej 35 për qind) nuk ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-16

Qeveria e Kosovës vështirëson importin e çimentos nga Shqipëria për të mbrojtur prodhuesin vendas duke vendosur tarifën prej 35 përqind për të gjitha importet e çimentos. Një vendim i tillë vjen pasi fabrika e vetme e prodhimit të çimentos në Kosovë SharrCem është ankuar në Ministrinë e Tregtisë se është dëmtuar nga importi i këtij produkti përshkak të konkurrencës jo të barabartë në çmim. Madje sipas burimeve zyrtare SharrCem, e cila është privatizua ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-13

Të gjithë ata qytetarë që do të kalojnë në "Rrugën e Kombit", autostradën, Durrës -Kukës do të paguajnë një tarifë prej 5 eurosh. Këtë e ka deklaruar ministri shqiptar i Transporteve, Sokol Olldashi, në nënshkrimin e marrëveshjes për njehsimin e lejeve të drejtimit me Kosovën.Ministri, Sokol Olldashi tha se kjo tarifë është minimale dhe nuk pritet të rëndoj në xhepat e qytetarëve. Ministri i Transporteve të Kosovës, Fehmi Mujota, pranoi gjithashtu se tarifa e vendosu ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-12

Oda Ekonomike e Kosovës në kontinuitet po përcjell zhvillimet në tregun rajonal, përkatësisht respektimin e marrëveshjes për tregti të lirë CEFTA. Sërish, këtu Serbia paraqitet si shteti që më së paku është e interesuar për zhvillimin e raporteve tregtare në kuadër të kornizave të kësaj marrëveshjeje. Ajo me vendime e me ligje anti -CEFTA në mënyrë serioze rrezikon prodhimin e vendeve të rajonit, me këtë edhe të Kosovës. Në m ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-05

Sektori i bujqësisë në Kosovë vazhdon të mbetet njëri ndër sektorët më të pazhvilluar, pavarësisht faktit se ky sektor gjeneron zhvillim të madh ekonomik, vlerësojnë ekspertë të bujqësisë dhe përfaqësues të bujqve të Kosovës. Halim Gjergjizi, profesor i politikave bujqësore, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka mbështetje afatgjate institucionale për sektorin e bujqësisë. Sipas tij, subvencionet e bëra për bujqit nga Qeveria e Kosovë janë të pamjaftueshm ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-05

Avancimi i bashkëpunimit ekonomik mes Kinës dhe Kosovës ka qenë temë e diskutimit mes kreut të Odës ekonomike">Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu dhe përfaqësueve të një delegacioni kinez.Delegacioni ishte i udhëhequr nga Ma Lihui, udhëheqës i zyrës kineze në Prishtinë, Zhang Peng atashe në Ambasadën e Kinës në Beograd, Lei Yufeng – komisionar i Bankës Kineze për Zhvillim dhe Zhu Lianqi – konsulent për çështje ekonomike">ekonomike.Gërxhaliu u shpreh ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-05

Fillimi i këtij viti i ka gjetur kosovarët me më pak para në banka. Të dhënat e bankave komerciale për tremujorin e parë të këtij viti dëshmojnë se qytetarët kanë filluar të mos ia besojnë paratë sektorit që i shpëtoi krizës financiare.Sipas Express këto depozita kanë rënë për 13.6 milionë euro që nga dhjetori i vitit të kaluar. Në total ato kapin shumën 2.086 miliardë euro. Në anën tjetër, në fund të marsit janë rritur kreditë e lëshuara, të cilat krahasuar me dhjetor 2011 sh ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-30

Papun;sia në Kosovë vazhdo të mbetet e pandryshuar. Sipas të dhënave të fundit kjo shifër sjok në rreth 40 për qind. Në mesin e tyre, hyjnë edhe një numër i konsiderueshëm i të diplomuarve. Ndërsa Mitrovica prin me numrin më të madh të punëkërkuesve.Kjo edhe shihet si sfida kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit në raportin e kësaj ministrie, që tregon se në mesin e të papunëve, vazhdon të ketë edhe një numër të madh të atyre që i kanë përfunduar studimet akademike.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-29

Avdurrahman Konjufca, pronar i fermës së pulave "ADI”, me gjithë përpjekjet që ka bërë të hënën për t’u futur në ish-fermën e tij, nuk ia ka dalë. Kjo për faktin se ish-ferma e tij tani është zonë e ndaluar për të dhe për punëtorët e tij. Ndërkohë, brenda në fermë janë pulat dhe zogjtë e tij. Ai të hënën sërish ka akuzuar krerë të AKP-së se me veprimet e tyre po ia rrezikojnë shpezët e tij, që i kanë mbetur pa përkujdesje brenda fermës. Sipas tij, janë rreth ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-29

Në tregun e Kosovës ka produkte me afat të skaduar, por edhe produkte të cilat kanë afat e që janë të papërdorshme, vlerësojnë përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e konsumatorit. Produktet të cilat cilësohen të papërdorshme, sipas tyre, mbahen në kushte të pastandardizuara, dhe në këtë mënyrë, siç thonë ata, rrezikohet shëndeti i konsumatorit.Drejtori i organizatës joqeveritare "Konsumatori”, Selatin Kaçan ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-28

Fermerët e rajonit të Rrafshi të Dukagjinit edhe një herë i kanë hyrë garës mes vete se kush i ka bagëtitë më të mira. Kjo garë është zhvilluar në Panairin Bujqësor të Rajonit të Pejës. Nën organizimin e komunave të këtij rajoni, si ajo e Pejës, Deçanit, Gjakovës, Junikut dhe Istogut, dhjetëra fermerë kanë marrë pjesë me bagëtitë e tyre.Në kategorinë e lopëve "Simental”, vendin e parë e zuri lopa e Sadik Demaj nga Dubova e Istogut, për racën "Hollstajn”, lopa e ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-28

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dhënë grante në vlerë prej 1.6 milion eurosh për 14 propozime projektesh nga komunat e Kosovës. Projektet e fituara i përkasin fushëveprimeve të ndryshme, duke filluar nga ndërtimi i parqeve dhe trotuareve deri te rinovimi i qendrave për rini dhe sport, pastrimi dhe riparimi i varrezave, fasadat e ndërtesave publike dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore.Ky është raundi i dytë i granteve të përzgjedhura përmes skemës së të cilave ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-25

Katër konsorciumet që janë në garë për të investuar në projektin "Kosova e Re” do të kenë ende kohë që të komentojnë dhe të parashtrojnë kërkesa rreth pakos tenderuese.Tenderi për këtë projekt është hapur në fillim të muaji mars, kurse kompanitë kanë pasur më shumë se dy muaj kohë që të bëjnë komente, vërejtje, sugjerime dhe kërkesa lidhur me pakon tenderuese të projektit "Kosova e Re”.Por, Komiteti drejtues i projektit pritet t’u lejojë më shumë ko ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-25

Njëri prej drejtorëve të bankës ish-ministre Indoneziane e Financave Sri Muliani porositi se është e gabueshme të debatohet për atë se vallë një prej atyre dy zgjidhjeve është më e mirë për dhënie fund krizës momentale në Evropë.Mësimet e mësuara gjatë krizës financiare në Azi tregojnë se Evropa duhet t'i përkushtohet edhe rritjes ekonomike dhe kursimit që t'i zgjidhë problemet e saj ekonomike, njoftoi sot Banka Botërore.Njëri prej drejtorëve të ban ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-25

Pothuajse shumica e çmimeve në Kosovë përfundojnë më 99 centë, por gati asnjë nga dyqanet, nuk kthejnë për kusur 1 deri 4 centë. Për më tepër, ka qytetarë që nuk dinë as si duken monedhat më të imëta se 5 centë.Vlora Mirena, studente nga Prishtina, thotë se nuk i ka ndodhur asnjëherë që për kusur t’ia kthejnë 1 deri 4 centë. Në të shumtën e rasteve, ajo pa dashje merr çamçakëzë."Çdo dyqan, çfarëdo qoftë ai, i madh apo i vogël, nuk kt ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-25

« 1 2 ... 4 5 6 7 8 ... 19 20 »

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player