Kryesore » Entries archive
Emigrantët shqiptarë reflektojnë një pavendosmëri të theksuar në mënyrën se si kanë menaxhuar qarkullimin e të ardhurave të tyre nga vendi ku i kanë krijuar në vendlindjen e tyre. Raporti i fundit i Eurostat për "korridoret" e qarkullimit të këtyre parave, pra dalja nga vendet e BE-së drejt vendeve jashtë saj, si dhe hyrja e parave nga vendet e tjera drejt BE-së, reflekton pasigurinë që ka kapluar qytetarët për shkak të krizës. 
Emigrantët shqipta ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-01-19

Qeveria e Kosovës planifikon t’i marrë Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) më shumë se 50 milionë euro, duke synuar që sa më shpejt të ndryshojë Ligjin rreth funksionimit të TKPK-së.
Me ligjin aktual, TKPK-ja mund të investojë në Kosovë vetëm 5 për qind të vlerës totale të mjeteve që ka në dispozicion, për të marrë 30 për qind të mjeteve të saj, Qeverisë i duhet të ndryshojë ligjin. Me ligjin e ri Qeveria ka paraparë që 50 milionë të Trustit të inves ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-01-19

Shkalla e papunësisë në eurozonën 17-anëtarëshe në nëntor tashmë dy muaj me radhë ishte në nivel rekord prej 10.3 përqind, tregojnë të dhënat më të reja zyrtare.Enti statistikor i BE-së, Eurostat, kumtoi se në nëntor në eurozonë ka pasur 16.3 milionë të papunë, që është për 587.000 më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2010.Të dhënat për tërë Bashkimin, i cili numëron 27 anëtarë, tregojnë se shkalla e papunësisë në nëntor gjithash ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-01-07

Pamjet e mrekullueshme të rajonit i hapin mundësitë për zhvillimin e turizmit lokal i cili do të kontribuojë për këtë rajon, që përveç nga bujqësia të jetë i njohur edhe për nga bukuritë që i ofron, u tha të enjten gjatë promovimit të videos turistike të titulluar "Kosova perëndimore – më pranë se kurrë”.Në promovim fjalë patën: Besime Kajtazi nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë, Mehdi Ratkoceri nga Ministria e administrimit të pushtetit l ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-10

Republika e Kosovës me vendim të Qeverisë, do ta ketë shenjën e vet të aviacionit civil, Z6. Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota, ka thënë se shenja Z6 për aviacionin civil të Kosovës është e caktuar në bazë të Ligjit për aviacionin civil të Kosovës.
"Shenja Z është vendosur pasi që edhe vendet tjera e kanë këtë shenjë, sikur Shqipëria, Maqedonia etj. Po ashtu propozon numrin 6 si simbolikë e gjashtë rajoneve të Kosovës”, ka theksuar Mujota.Ai ka t ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-11-03

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, Serbia në Kosovë brenda tre muajve ka ekspertuar mallra ne vlerë prej 35.4 milionë euro, derisa Kosova brenda kësaj periudhe ka eksportuar mallra në vlerë vetëm prej 300 mijë euro.Adriatik Stavilevci, zëdhënës në Doganat e Kosovës thotë se eksporti i Kosovës mbetet shumë më i ulët në krahasim me importin. "Prej datës 20 korrik deri më datën 20 tetor importi prej Serbisë ka arritur vlerën prej 35.4 milionë euro. Kurs ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-26

Pasi që në Bruksel ranë dakordpër pikat kryesore të strategjisë për zgjidhjen e krizës së borxheve në eurozonë, sot liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, në raundin e dytë të samitit të jashtëzakonshëm, po bëjnë përpjekje për miratimin e masave konkrete të cilat do ta caktojnë fatin e euros dhe ekonomisë evropiane. Strategjia përfshin disa sfera ku posaçërisht theksohen: zgjidhje afatgjate e krizës së Greqi, nxitja e rritjes ekonomike dhe kthimi i besueshmërisë ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-26

Ndonëse ishte paralajmëruar lirimi i bukës për 10 centë, çmimi për një bukë 500 gramësh në komunën e Pejës vazhdon akoma të jetë gjysmë euro, edhe pse në të gjitha qytetet tjera të Kosovës çmimi për bukë është ulur.Edhe pse komuna e Pejës kishte lëshuar një urdhëresë komunale që kishte për qëllim zbritjen e çmimit të bukës një gjë e tillë nuk është respektuar nga ana e prodhuesve të bukës.
Zyrtarë të Drejtorisë së Inspeksionit në Pejë bënë të ditur se disa furra ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-21

Kontratat e naftës regjistruan rritje të vlerave të premten, pas rikthimit të blerjeve të aseteve me risk nga investitorët. Pjesa më e madhe në tregje janë të shqetësuar për produktin përfundimtar të mbledhjes së udhëheqësve europianë në ditën e diel.Por tregtia globale e stoqeve është karakterizuar nga rritja e vlerës së lëndëve të para, përfshirë këtu edhe naftën.Nafta bruto amerikane për dhjetorin u rrit 0.45 për qind në 86.46 dollarë për fuçi.Nafta bruto Bren ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-21

byllja, pa ndonjë rezultat pozitiv, e procesit të konkurrimit për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, e cila u bë me vendimin e Komitetit Qeveritar për Privatizim, është pritur, pasi që i gjithë ky proces ka devalvuar, thonë ekspertët e çështjeve të ekonomisë në vend.Ministria e Zhvillimit Ekonomik tashmë ka deklaruar se do të nisë një proces i ri për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës.
Eksperti për çështje të ekonomi ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-18

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka vazhduar aksionin e shkyçjeve të konsumatorëve që kanë krijuar borxhe të mëdha ndaj korporatës. Ekipet e KEK-ut të martën kanë shkyçur borxhlinjtë që kanë borxhe mbi 20 mijë euro si dhe si dhe të atillë që kanë borxhe më të vogla dhe që janë rikyçur ilegalisht.Sipas statistikave të KEK-ut, brenda muajit mesatarisht shkyçen 10 mijë konsumatorë, me qëllim rritjen e inkasimit të mjeteve për energjinë e shpenzuar.
Borxhe ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-18

Kompanitë e licencuara për shitjen e arkave fiskale ende nuk e kanë dërguar asnjë pajisje elektronike për certifikim në laborator, të cilat do të montoheshin në pikat e karburanteve. Administrata Tatimore e Kosovës në fillim të muajit shtator i kishte dorëzuar specifikacionet teknike që duhet t’i kenë pajisjet fiskale. Kjo e fundit shpresonte që në mesin e muajit tetor do të fillonte procesi i montimit të këtyre pajisjeve në pikat e shitjes së karburante ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-18

Përfundimi i ndërtimit të 38 kilometrave të para të autostradës Morinë–Merdar do të shënojë fundin e punës për këtë vit të afro 2000 punëtorëve. Largimin e këtyre personave nga puna e konfirmojnë zyrtarët e konsorciumit ndërtues, "Bechtel – Enka”, të cilët thonë për "Koha Ditore” se shkurtimet e vendeve të punës bëhen për shkak të përfundimit veror të ndërtimeve. "Do të minimizohen punët pas përfundimit të 38 kilometrave të para, p ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-17

Në nëntëmujorin e parë të këtij viti, Kosova ka shënuar rritje të të hyrave buxhetore. Të paktën kështu kanë thënë sot zyrtarët e Ministrisë së Financave.Ministri Bedri Hamza, gjatë një konference me gazetarë, ku ka publikuar raportin mbi ekzekutimin e buxhetit, deklaroi se të hyrat për buxhetin e Kosovës gjatë këtyre muajve janë përformuar jashtëzakonisht mirë."Për këta nëntë muaj të këtij viti, kemi pasur një përmbushje të planit të të hyrave prej ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-15

Insistimi për fillimin e projektit të ndërtimit të rrugës së re që pritet të lidhë Prishtinën me Shkupin nga fundi i vitit 2012, do të ishte vendim i pamatur i Qeverisë së Kosovës. Ky hap do ta çonte vendin në një katastrofë financiare, kanë vlerësuar të hënën pjesëtarë të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, shkruan "Koha Ditore”. 
 "Qeveria nuk guxon të nisë rrugën 6, Prishtinë-Shkup, para se të përfundojë projekti i rrugës 7. Ky hap, po qe se nd ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-05

« 1 2 ... 9 10 11 12 13 ... 19 20 »

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player