Kryesore » Entries archive
Tregtarët thonë së në tregje ka ulje të fitimit dhe punës, gjë që mund të sjellë deri tek zvogëlimi i shitoreve të vogla dhe largimi i punëtorëve nga puna në shumë vetëshërbime.
Çmimet e veshjeve, ushqimit dhe produkteve tjera po rriten, kurse pagat tek shumica e qytetarëve ngelin të pandryshueshme
Qytetarët, dita ditës po blejnë më pak mobilie, preparate për amvisëri, veshmbathje, por edhe ushqim, e cila shkakton ulje të shitjes për 20 për qind ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-19

Vendimi për mosdhënie të pjesës së mbetur të pagave të muajit janar dhe shkurt do të rishqyrtohet. Ky është premtimi i sërishëm i Qeverisë. Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, pas mbledhjes së Qeverisë, nuk mori guximin të premtojë nëse do të jepen rrogat e plota të dy muajve të parë të këtij viti në përputhje me vendimin e Qeverisë. Ai tha se kjo e drejtë është e dikujt tjetër.
”Qeveria do ta shqyrtojë këtë çështje, do t’i shohë mundësitë dhe do të ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-19

Miliona euro nga Qeveria e Kosovës ka përfituar kompania private "Ada Consulting Group”, që ishte themeluar nga ish-zyrtarë të SHIK-ut. Ish-punonjës të kësaj organizate kanë punuar si zyrtarë të lartë nëpër ministritë të cilat i jepnin tenderë kësaj kompanie. Auditorët kanë evidentuar shkelje ligjore nëpër tenderët qeveritarë që i ka përfituar kjo kompani. Pronari i kësaj kompanie, Avni Kastrati, nuk ka dashur të komentojë rreth fitimit të tenderëve n ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-19

Qeveria miraton kthimin e borxhit prej 8.5 milionë dollarë që Shqipëria i ka Serbisë. Marrëveshja u miratua dje gjatë mbledhjes së qeverisë, ndërkohë që vendimi vjen vetëm pak ditë nga miratimi i tij akt nga qeveria e serbe. Edhe pse vendimi është zbardhur në faqen zyrtare në internet të qeverisë, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me marrëveshjen.
Ueb-i i qeverisë konfirmon vetëm miratimin e marrëveshjes në fjalë duke mos zbardhur termat e marrëveshjes. "Në mbështetje ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-19

Ekonomia e Japonisë, ekonomia e tretë më e madhe në botë, është zhytur sërish në recesion pas shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti dhe cunami në mars.
Bruto prodhimi i brendshëm është tkurrur për 0.9 % në tre muajt e parë të vitit, ka njoftuar qeveria, duke paraparë normën vjetore të tkurrjes prej 3.7 %.
Siç transmeton BBC, analistët thonë se konsumi dhe eksportet janë goditur më së rëndi.
Japonia hyri në recesion gjatë krizës financiare ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-19

Gjatë këtij viti në Maqedoni 10 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës. Nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë thonë se kjo shifër duhet të ngrejë alarmin për institucionet kompetente që të marrin masa adekuate për zbatimin e Ligjit për mbrojtje dhe sigurim gjatë punës. Por, kompanitë nuk janë të gatshme të investojnë në këtë drejtim
Elirijana ZILBEARI

Vetëm nga fillimi i vitit dhjetë punëtorë humbën jetën në vendin e punës. Bilanci i vitit të kal ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-18

Shkëmbimet tregtare me Serbinë pritet të rriten akoma e më shumë, kurse me Kosovën mund edhe të përkeqësohen. Me stadin aktual të tarifave doganore, Shqipëria ka kryer volume të mëdha tregtie me Serbinë, ndërsa me vendin më të afërt, Kosovën, niveli nuk paraqitet aty ku duhet, por me ndryshimin e fundit të taksave raporti me këto vende do të thellohet.
Një tjetër marrëveshje e tregtisë së lirë me vendet e rajonit, në kuadër të CEFTA-s pritet të m ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-17

Punëtorët e kompanive private kanë frikë të anëtarësohen në ndonjë sindikatë pasi që një gjë e tillë mund të shkaktojë reagim negativ tek shefat e tyre dhe ç’është më e keqja edhe përjashtim nga puna. Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë nga 75 mijë firma të regjistruara në shtet vetëm 2.500 punëtorë janë të organizuar në sindikata
Elirijana ZILBEARI
Anëtarësimi sindikal i punëtorëve në kompanitë private në mënyrë drast ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-17

Komisioni Evropian (KE) gjatë dy deri tre javëve do të prezantojë ligj të ri me të cilin parashikohet ulje plotësuese e çmimeve të shërbimeve të telefonisë celulare gjatë bisedave në shtetet e huaja.
Sipas paralajmërimeve nga Brukseli, me propozimin e ri më së voni deri në korrik të vitit 2014, çmimet për biseda në roaming do të duhet të ulen në 0,24 euro për minutë prej 0,39 euro aktuale, që do të paraqiste lirim për rreth 40 për qind.
Me propo ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-15

Deficiti tregtar i Kosovës vazhdon të thellohet, si pasojë e mosrespektimit të marrëveshjes së CEFTA-s nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, dhe ndërprerjes së preferencave tregtare nga BE-ja.
Sipas shifrave zyrtare, gjatë tre muajve të parë të këtij viti është rritur vëllimi i eksportit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kosova vazhdon të jetë vend konsumues, që varet kryesisht nga prodhimet e importit.

Zëdhënësi i doganave, Adriatik Stavil ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-15

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka përfunduar edicionin e parë të raportit "Pulsi Publik”, i cili është një analizë e zgjeruar e fakteve të shpejta të publikuara në dhjetor 2010. "Pulsi Publik” është një vazhdim i raporteve të mëparshme të Paralajmërimit të Hershëm (EWS) dhe qëllimi kryesor është të sigurojë një platformë të perceptimeve dhe një mekanizëm për të lehtësuar procesin e bërjes së politikave publike, raporton agjencia e lajmeve "Eko ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-13

Shfrytëzimi i kodit telefonik të Serbisë, sipas deputetëve të Lëvizjes për Bashkim, që vepron në kuadër të Grupit Parlamanetar Vetëvendosje , i shkakton dëme qindra milionë euro buxhetit të vendit. Në seancën plenare të Kuvendit, të mbajtur të enjten, deputeti nga radhët e Lëvizjes për Bashkim, Afrim Kuleta, ka kërkuar nga organet kompetente shtetërore që të marrin masa drejt sigurimit të kodit telefonik për vendin. Kuleta ka vlerësuar se është më mirë ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-13

Çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor në prill të këtij viti janë më të larta për 1,2 për qind në nivel mujor dhe për 13,3 për qind në nivel vjetor, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror të statistikës. Në prill të vitit 2011, në krahasim me marsin e vitit 2011, çmimet e shitjes zë prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupin e energjisë për 3,1 për qind, tek produktet e qëndrues ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-13

Fillimisht SHBA dhe pastaj Japonia: agjencia e vlerësimit të riskut të kredisë Standard& Poor e uli besueshmërinë për marrjen kredi të këtyre vendeve nga "stabile" në "negative". 
Deri tani ka qenë e papërfytyrueshme vënia në pikëpyetje e besueshmërisë për të marrë kredi nga ana e ekonomive më të mëdha botërore. Megjithatë, vendimi i agjencisë me emër të vlerësimit të riskut Standard&Poor's nuk erdhi me të vërtetë pa pritur. M ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-10

Faturat e prillit me shpenzimet e rrymës janë më të ulëta, jo për shkak të përmirësimit të kohës, por tash KEK-u nga 1 prilli ka filluar llogaritjen e rrymës me tarifa verore, këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin zyrtarët e KEK-ut.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, tha për Telegrafin se tash rryma llogaritet me tarifa verore. "Po rryma ka nisur të llogaritet me tarifa verore që nga 1 prilli. Pra tarifat verore janë nga 1 prill deri më 30 shtator”, ka tregu ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-10

« 1 2 ... 16 17 18 19 20 »

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player